Mbi 50 prokurorë të angazhuar në përcjelljen e procesit zgjedhor

Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme janë të angazhuar mbi 50 prokurorë dhe staf mbështetës për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate ka njoftuar se prokurorët e angazhuar do jenë në gjendje gatishmërie për çdo rast ku ka pengim të procesit zgjedhor.

Tutje, Prokurori i Shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës u bën thirrje qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës.

Sot mbahet rrethi i i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të Kosovës.

Nga 38 komuna të Kosovës, 21 prej tyre kanë shkuar në balotazh pasi në zgjedhjet e datës 17 tetor kandidatët nuk kishin arritur të marrin mbi 50% të votave, që do u siguronte fitore pa rund të dytë.

Sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të Kosovës