MAShT fillon përgatitjet për mësim online

 

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Hykmete Bajrami, në një postim në Facebook ka njoftuar se menjëherë pas ndërprerjes së mësimit, MAShT ka filluar të kontaktojë me operatorët ekonomik që të ofrojë platformat apo infrastrukturën ku mundësohet mësimi online (virtual).

Bajrami ka falënderuar Gjirafa.com, Edukimi.net si dhe LinkPlus, për gatishmërinë e treguar për këtë format të mësimit.

“Deri tani kemi iniciuar kontakte me përfaqësuesit e Microsoft, Gjirafa.com, Edukimi.net dhe LinkPlus, të cilët i falenderojmë për gatishmërinë e treguar për të mundësuar aplikimin e këtij formati të mësimit”, ka shkruaj ajo.

Tutje, ajo thotë se kabineti po vazhdojnë të identifikojë edhe operatorët tjerë potencial për të ndihmuar në organizimin e mësimit alternativ nga distanca.

“Ministria do të angazhohet që kjo formë mësimit alternativ të realizohet në mënyrë më të mirë të mundshme në aspektin teknik dhe përmbajtësorë, duke pasur rrethanat ekzistuese”, thuhet në fund të këtij postimi.