Martti Ahtisaari rezulton negativ me COVID-19

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, dhe gruaja e tij Eeva kanë dalë negativ për COVID-19, pasi javë më parë ishin infektuar me virus.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Presidentit të martën  thuhet se çifti po vazhdon të shërohet nga coronavirusi, raportojnë mediat finlandeze.

Me 24 mars, Martti Ahtisaari, kishte rezultuar pozitiv në testimin për coronavirus.

82-vjeçari, i cili drejtoi Finlandën nga 1994 deri në 2000, mori Çmimin Nobel për Paqe, për kontributin e tij të gjatë në ndërmjetësimin e paqes në vitin 2008.

Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisari ishte ndërmjetësuesi kryesor në bisedimet për statusin e Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e saj, sipas planit të tij në atë që quhej “Pakoja e Ahtisaarit”.