Marshi për Drejtësi - LIVE

Mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, por edhe më gjerë, kanë vërshuar sheshet e Prishtinës në kuadër të Marshit të Drejtësisë.

Marshi i Drejtësisë është përkrahur edhe nga parti politike, drejtues të institucioneve dhe organizata të ndryshme.

Marshi i Drejtësisë është organizuar në prag të fillimit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Nesër, në Gjykatën Speciale në Hagë nis gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit dhe po i ngarkon me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që dyshohet se janë kryer gjatë luftës në Kosovë.

Në Gjykatën Speciale po gjykohen edhe ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, Pjetër Shala, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Salih Mustafa.

Gjykata Speciale është formuar nga Kuvendi i Kosovës më 2015.