Maqedonia e Veriut, 15 viktima dhe 46 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 15 viktima dhe 46 raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 154,982 ndërsa ai i vdekjeve në 5,280.

Po ashtu 89 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 146,721 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 769,471 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3,487 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2,981.​​​​​​​ Top Channel