Arkiv - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Maqedonci rendit prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka renditur prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024 ku përfshihet infrastruktura, blerjet strategjike e kapacitetet e inteligjencës.
Përmes një postimi në rrjetin Facebook, Maqedonci thekson ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes e investimin në armatim modern.
“Prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024, zhvillimi i burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, kapaciteteve të inteligjencës dhe vazhdimi i blerjeve strategjike sipas konceptit shtet me shtet dhe shtet me prodhues”- shkroi Maqedonci.
Më poshtë gjeni prioritetet e renditura nga Ministri, Ejup Maqedonci:
-Ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes
-Pas miratimit të ligjit për agjencinë për inteligjencë dhe siguri të mbrojtjes, hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve tjera përcjellëse për funksionalizmin e Agjencisë.
-Hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar në Draft Koncept Dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
-Investimi në sisteme modern të armatimit
-Hartimi i strategjisë për Zhvillimin e Industrisë së Mbrojtjes së Kosovës
-Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes
-Zgjerimi i infrastrukturës
-Krijimi i qendrës shtetërore trajnuese për siguri kibernetike.