Ilustrim.

Maltretoi dhe kanosi një grua, arrestohet burri i dyshuar

Nën dyshimin se ka maltretuar dhe ka kanosur një grua, Policia e Kosovës dje ka arrestuar një burrë në Ferizaj.

Policia ka thënë se rasti, i iniciuar si “Kanosje” dhe “Sulm”,  ka ndodhur dje gjatë ditës, 25 tetor 2022, rreth orës 20:30.

Për këtë ngjarja u tha se është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.