Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LVV hap fushatën për zgjedhjen e kreut të partisë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka hapur fushatën zgjedhore të brendshme për kryetar/e të partisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se afati për kandidim për nivelin e dytë dhe tretë organizativ është mbyllur me 23 gusht.

“Në nivelin e tretë organizativ zgjedhjet përfshijnë zgjedhjet për: Kryetar/e të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryetare të GVV, kryetar/e të RVV”, thuhet në njoftim.

Ditët në vijim Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) do të njoftojë edhe me afatet për fushatën e brendshme zgjedhore për nivelin e dytë organizativ që përfshin qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, thuhet në njoftim.