Lutfi Haziri, Foto: LDK

Lutfi Haziri fiton edhe një mandat në krye të LDK-së në Gjilan

Lutfi Haziri ka fituar edhe një mandat në krye të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, pas një procesi të brendshëm zgjedhor të mbajtur sot.

Sipas njoftimit, mbi 3 mijë anëtarë të LDK-së u përfshinë në procesin demokratik zgjedhor të degës duke mbyllur Kuvendin e 10-të Zgjedhor në Gjilan për të ia dhënë edhe një mandat tjetër si kryetar, Lutfi Hazirin.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar delegatët e Kuvendit Zgjedhor e anëtarët për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik.

Haziri ka udhëhequr me Komunën e Gjilanit për katër mandate, ndërsa në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021 ai u mposht nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari aktual, Alban Hyseni.