Lulzim Peci: Dezinformatat më të rrezikshme në Kosovë, ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci tha se dezinformatat më të rrezikshme në Kosovë janë ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike.

Peci deklaroi se dezinformata të tilla mund të dërgojnë edhe në rritjen e tensioneve ndëretnike por edhe konflikteve.

“Dezinformatat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike apo tensionet ndëretnike, janë dezinformatat më të rrezikshme në Kosovë, sepse ato mund të dërgojnë edhe në rritjen e tensioneve ndëretnike, por çfarë është me keqja mund të dërgojnë edhe në konflikt ndëretnik”- u shpreh Peci.

“Nuk duhet të harrojmë që në vitin 2004 një lajm i pa verifikuar ka krijuar një reaksion të jashtëzakonshëm dhe të keq në Kosovë nga i cili deri sa dolëm prej saj, pati shumë viktima dhe dëme të mëdha të cilat edhe sot i bartim si shoqëri pasojat.” – thotë Peci.

“Sot jemi në një kohë shumë të vështirë . Sot mediat sociale po e zëvendësojnë edhe atë që janë media të certifikuar edhe sot del dikush që e qet një send në Facebook, ka media që e pa filtru atë mirë, e transmetojnë. Transmetohet nga një media. sepse një pjese të tyre iu pëlqen sensacioni, por me të mund të shkaktojnë dëme shumë të madh”- theksoi ai.

Drejtori i KIPRED-it tha se, i pengon diskursi nacionalist me elemente shoviniste në mediat sociale ndaj popullatës serbe.

“Propaganda është pjesë e luftës politike. Mediat e tjera në Kosovë kanë nxjerr mësime të mëdha nga ajo çfarë ka ndodhur ne 2004, mirëpo në anën tjetër çka po më pengon shumë është diskursi nacionalist me elemente shoviniste në mediat sociale ndaj popullatës serbe, kjo është një trend shumë i rrezikshëm sepse nëse e lejojmë do të shkakton shumë dëme këtij vendi këto diskurse kryesisht po bëhen nga moshat e reja “- ka thënë Peci.

 

Rjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN ka prezentuar sot Raportin e Deziformimit, i cili përshkruan jo vetëm dezinformatat, por edhe narrativat e tij.

I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Raporti i Dezinformimit ka ‘hartuar’ dezinformimin në Kosovë duke ofruar njohuri për dinamikën e dezinformimit dhe pasojat që ai ka tek qytetarët e Kosovës në fusha të ndryshme.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë, ‘“Vorbulla e rrenave”.