Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lista e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret e konkursit për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

12 kandidatë do të thirren në intervistë për pozitën e drejtorit të Ppërgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur bordi i RTK-së.

Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës ka njoftuar se 12 kandidatë kanë plotësuar kriteret e përcaktuara për këtë pozitë.

Këta kandidatë janë:

Adriana Kutllovci

Arben Berisha

Bekim Hasani

Fadil Hoxha

Fahredin Shehu

Fisnik Durguti

Gjergj Filipaj

Hysen Hundozi

Orhan Hajrizi

Remzije Zeqiraj

Shkumbin Ahmetxhekaj

Valentina Saraçini

Për këtë pozitë kishin aplikuar gjithsej 16 persona.

Bordi i RTK-së kishte hapur konkurs për pozitën e drejtorit të përgjithshëm pas shkarkimit të Ngadhnjim Kastratit nga detyra.