Kuvendi nuk pati vota të mjaftueshme t'i zgjedhë tre anëtarë për bordin e RTK-së, përsëritet konkursi

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i zgjedhë tre anëtarë të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komunitetit shqiptar.

Për këtë pozitë ishin gjashtë të propozuar: Mehmet Kalisi, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Shukrie Rama, Naile Demiri dhe Dritan Shaipi.

Në votim kanë marrë pjesë 61 deputetë, ndërsa të pavlefshme kanë qenë 47 fletëvotime.

Votat për secilin anëtarë janë si në vijim: Mehmet Kalisi – 7 vota, Ilir Bytyqi – 1 votë, Albinot Maloku – 4 vota, Shukrie Rama – 4 vota, Naile Demiri – 5 vota, Dritan Shaipi – 2 vota. 

Duke qenë se kishte numër të paktë të votave, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka konstatuar se nuk është zgjedhur asnjë prej kandidatëve dhe ka konsideruar se konkursi duhet përsëritur për këto pozita vakante në bordin e RTK-së.