Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

RTK hap konkurs për drejtor të përgjithshëm

Radiotelevizioni Publik i Kosovës ka hapur konkurs për drejtor të përgjithshëm.

Disa nga kriteret për të gjithë të interesuarit për këtë pozitë janë: kualifikim superior profesional në drejtimin përkatës; njohuri mbi funksionimin e përgjithshëm të RTK-së’; person me integritet të lartë personal dhe profesional; aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim; së paku 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave ose në fusha të tjera relevante; aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor

Mandati i drejtorit është tre vjet, me mundësi të rizgjedhjes në bazë të konkursit.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 21 shkurt dhe KËTU gjeni formën e aplikimit.

Bordi i RTK-së kishte shkarkuar drejtorin e përgjithshëm, Ngadhnjim Kastratin në janar të këtij viti.

Aktualisht ushtrues detyre i kësaj pozite është Shkumbin Ahmetxhekaj.