Deputetet Eliza Hoxha dhe Albana Bytyqi lëshojnë mbledhjen e Komisionit për Drejtat e Njeriut ku po diskutohej për RTK-në

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha dhe ajo e AAK-së, Albana Bytyqi kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, në të cilën mbledhje po diskutohet për peticionin për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Ato lëshuan mbledhjen pas një debati me kryetaren e Komisionit, Duda Baljen, pasi që kjo e fundit kritikoi ato se po shtrojnë pyetje jashtë temës së diskutimit.

“Ju e dini qysh duhet dhe nuk jeni duke e respektu. Edhe asgjë nuk kemi bo deri tash. Sot ka qenë shumë e vështirë me i menaxhu deputetët e opozitës. Kanë folë çka kanë dashtë edhe kanë dalë. Nuk kemi bo kurgjo në favor të peticionit” – tha Balje.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka thirrur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës dhe bordin e RTK-së.

 

Sindikata e Pavarur e RTK-së po kërkon shkarkimin e kryetarit të bordit të RTK-së, Besnik Boletini përmes një peticioni të nënshkruar nga 361 punëtorë.

Dorëheqja e Boletinit po kërkohet pas deklaratës së tij se ai merr informacione se në mediumin publik “punëtorët vijnë me pizhame e miniqa” dhe pas publikimit të hulumtimit të KALLXO.com për diskriminimin e tri grave në konkurset për pozita të larta menaxheriale.

Peticioni për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, përballja Hoxha – Boletini në Komisionin parlamentar