Foto: Facebook

Lista e Bekim Jasharit fajëson qeverisjen e re për mos rihapjen e QMF-së në Likoc

Lista e Pavarur e Bekim Jasharit ka reaguar në lidhje me mbylljen e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Likoc të Skenderajt.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Lista ka sqaruar mbylljen e kësaj qendre.

“Mbyllja e kësaj qendre është bërë vetëm për 1 muaj, për t’u hapur mbas renovimit”, thuhet në njoftim.

Ata fajësojnë qeverisjen e re për mos rihapjen e saj.

“Pra kjo qeverisje në vend që të punojë në ri-hapjen e qendrës, ata kishin vendosur që të heshtin për 2 muaj dhe tani mbas 2 muajve neglizhencë dhe mos interesim të tyre mundohen që të hedhin fajin tek ish qeverisja”, thuhet më tutje.

“Lista e Pavarur Bekim Jashari fton qeverisjen aktuale dhe z. Nura që të mos vazhdojnë me shfaqje amatere por të kryejnë përgjegjësitë ligjore që kanë dhe obligimet që kanë marrë për t’i kryer”, shkruan Lista e Pavarur.

Ndryshe, kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka premtuar rihapjen e QMF-së në Likoc, ku është shprehur se brenda pak ditësh do të hapet dera për shërbime në qendër.

E gjen të mbyllur QMF-në në Likoc, kryetari i Skenderajt premton rihapjen e saj