Foto: Facebook

E gjen të mbyllur QMF-në në Likoc, kryetari i Skenderajt premton rihapjen e saj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka premtuar rihapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Likoc.

Ai është shprehur se brenda pak ditësh do të hapet dera e shërbimeve në QMF.

Kryetari tha se mungesa e shërbimeve mjekësore dhe mbyllja e saj janë të papranueshme.

“Një vend që në rrethana lufte ka ofruar shërbime mjekësore, jo vetëm për Likocin e Drenicën, por edhe më gjerë, meriton kujdes”, tha Nura.

Ai u shpreh se nuk do ta lënë Likocin dhe fshatrat e kësaj pjese pa shërbime.

Ndryshe, kjo qendër ka qenë në renovim që nga nëntori dhe gjatë kësaj kohe pacientët kanë marrë shërbimet në ambulantën në Rezallë.

Sipas informatave që Kallxo.com posedon kompania e kontraktuar kishte zvarritur punimet.