Lisi bie mbi disa vetura në parkingun e spitalit të Ferizajt – Pamje

Për shkak të motit të ligë, një lis ka rënë mbi disa vetura në parkingun e spitalit të Ferizajt.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

KALLXO.com, për këtë rast ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Të hënën për shkak të motit të ligë, një 30-vjeçar ka vdekur pasi atë e ka zënë një lis, i cili është rrëzuar nga një stuhi në Prishtinë.