Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lipjan, gruaja raporton se i është djegur një pjesë e shtëpisë nga një zjarr në deponi private

Një grua nga Lipjani ka raportuar se si pasojë e një zjarri në një deponi private, zjarri është përhapur, me ç’rast i është djegur një pjesë e shtëpisë së saj.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk  raportohet për lëndime në njerëz.

Policia thekson se rasti është në procedurë hetimore dhe po trajtohet si ‘Zjarrvënie’.