Policia e Kosovës

Lipjan, arrestohet vozitësi i një kamioni pasi goditi një këmbësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi me kamion dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në Lipjan.