Ilustrim

Lipjan, arrestohet një person pasi dyshohet se sulmoi me shkop druri dy persona të tjerë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Banullë të Lipjanit, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjera.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar një shkop druri i cili dyshohet se ishte përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00.