Leposaviq, ndalohet kamioni ushtarak që barte dru

Dy serb janë ndaluar përkohësisht në Leposaviq në veriun e vendit pasi janë hasur tek bartnin dru. KALLXO.com ka siguruar fotografi të qytetarëve të ndaluar para një kamioni i cili më parë ishte kamion ushtarak.

Kamioni ushtarak i mbushur me dru nuk ishte i regjistruar.

Sipas burimeve të KALLXO.com, dy qytetarët serb janë shoqëruar në stacionin e policisë.