LDK zgjedh kryesinë dhe nënkryetarët e partisë – Kjo është përbërja

Lidhja Demokratike e Kosovës sot me mbledhjen e Këshillit të Përgjithshmen, ka zgjedhur kryesinë e re për katër vitet e ardhshme.

Në krye të partisë është Lumir Abdixhiku, ndërsa nënkryetar të partisë janë zgjedhur Anton Quni, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri.

Ndërsa, Sekretar i Përgjithshëm është rizgjedhur Imri Ahmeti ndërsa Sokol Haliti është zgjedhur sekretar për degë me jashtë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur i bindur se kjo Kryesi, “me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe”.

Abdixhiku ka njoftuar se në mbledhjen e sotme janë zgjedhur edhe kryetarët e forumeve dhe anëtarët e Kryesisë.

Kryetar:

Dr. Lumir Abdixhiku

Nënkryetarët:

Anton Quni

Dr. Hykmete Bajrami

Mr. Doarsa Kica Xhelili

Gazmend Muhaxheri

Lutfi Haziri

Sekretarët:

Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm

Mr. Sokol Haliti, Sekretar i Degëve Jashtë

Kryetarët e Forumeve:

Dr. Jehona Lushaku Sadriu, Forumi i Gruas

Paris Guri, Forumi Rinor

Anëtarët e Kryesisë:

Dr. Alban Zogaj

Dr. Alush Gashi

Mr. Arben Gashi

Dr. Ardian Shala

Armend Zemaj

Dr. Avdullah Hoti

Mr. Besian Mustafa

Mr. Besnik Osmani

Dr. Berat Rukiqi

Besa Gaxherri

Dr. Bexhet Xheladini

Doruntinë Maloku

Driton Selmanaj

Dr. Ekrem Hyseni

Dr. Ema Nikçi Rexha

Mr. Florian Dushi

Ilir Ferati

Dr. Izet Sadiku

Ak. Kujtim Shala

Lirije Kajtazi

Mirjeta Kalludra

Dr. Muhamet Hamiti

Mr. Ruzhdi Shehu

Rrezarta Krasniqi

Dr. Sibel Halimi

Mr. Shkëmb Manaj

Mr. Visar Azemi

Dr. Visar Berisha

Vlora Dumoshi

Xhafer Gashi

Mr. Xhafer Tahiri