LDK reagon rreth takimit të sotëm mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me takimin e sotëm mes kryetarit të saj, Isa Mustafa dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

LDK thotë se të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta.

“LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e shkurtë të LDK-së në Facebook.

Sot pasdite janë takuar për të disatën herë kreu i LDK-së dhe ai i LVV-së.

Për dallim nga ditët e tjera, pas takimit të sotëm nuk është dhënë asnjë deklaratë nga zyrtarët e dy partive.

S’ka marrëveshje, Kurti e Mustafa ikin prej gazetarëve

Zgjedhjet janë mbajtur me 6 tetor, por LVV dhe LDK që kanë deklaruar se e dëshirojnë bashkëpunimin me njëra-tjetrën, nuk po dakordohen për ndarjen e përgjegjësive ministrore.

KALLXO.com raportoi se nga burime brenda partive ka marrë vesh se pritet të ketë opsione të reja në tavolinë për mundësitë e arritjes së marrëveshjes.

Palët po ashtu pritet të takohen përsëri për të vazhduar diskutimet për arritjen e marrëveshjes.

Pritet të dalin opsione të reja për marrëveshjen LVV-LDK

www.kallxo.com