Pritet të dalin opsione të reja për marrëveshjen LVV-LDK

Ndonëse janë duke u takuar që tre ditë radhazi me nga 3 orë takim, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk po arrijnë të merren vesh për qeverinë e re.

Arsyeja kryesore është ndarja e përgjegjësive ministrore mes partive.

KALLXO.com merr vesh nga burime brenda partive se pritet të ketë opsione të reja në tavolinë për mundësitë e arritjes së marrëveshjes.

Palët po ashtu pritet të takohen përsëri për të vazhduar diskutimet për arritjen e marrëveshjes.

Pas takimit që patën sot, dy liderët e partive janë larguar pa u deklaruar fare për mediat.

Sot gjatë ditës, kryetari i LVV-së, Albin Kurti tha se “do të shkoj në takim për marrëveshje, por nuk varet nga unë”.

Zgjedhjet janë mbajtur me 6 tetor, por LVV dhe LDK që kanë deklaruar se e dëshirojnë bashkëpunimin me njëra-tjetrën, nuk po dakordohen për ndarjen e përgjegjësive ministrore.

S’ka marrëveshje, Kurti e Mustafa ikin prej gazetarëve

www.kallxo.com