Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK do të qeverisë me nëntë komuna pas aderimit të Xhafer Gashit

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale që u zhvilluan vitin e kaluar kishte fituar tetë komuna.

Prishtina, Fushë Kosova, Istogu, Juniku, Dragashi, Peja, Lipjani dhe Vitia janë qytetet që sot udhëhiqen nga LDK-ja.

Por, Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit ka zyrtarizuar kalimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kështu duke i shtuar edhe një komunë kësaj partie nën qeverisje.

Gashi kishte garuar për kryetar duke përfaqësuar, Iniciativën Qytetare për Obiliqin.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kalon në LDK, shuhet Iniciativa Qytetare për Obiliqin