Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës/ Facebook

LDK-ja fiton 7 komuna

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 7 komuna në zgjedhjet lokale të vitit 2021, sipas rezultateve preliminare të balotazhit të 14 nëntorit.

Në rundin e parë të zgjedhjeve LDK-ja kishte fituar komunën e Pejës dhe Lipjanit.

Kurse, në rundin e dytë të zgjedhjeve sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, LDK-ja ka fituar në këto komuna: Prishtinën, Fushë Kosovën, Istogun dhe Junikun dhe Vitinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës pas zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit e ka ndërruar udhëheqjen.

Në krye të LDK-së është zgjedhur Lumir Abdixhiku.