Latifi: Unë jap dorëheqje atë ditë që nuk e dëgjoj një profesionist shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në komisionin për Shëndetësi ka thënë se në momentin që nuk e dëgjon një mjek për problemet e tij, ai do të japë dorëheqje.

“Unë jap dorëheqje atë ditë që nuk e dëgjoj një mjek për ankesat e tij”, ka thënë ai.

“Mjekët duhet të jenë të lirë të tregojnë brengat e veta, si për mungesën e pajisjeve e po ashtu edhe për raportet me pacientët e familjarët e kolegët. Mjekët duhet të kenë trajtim të duhur profesional”, ka thënë Latifi.

I pari i shëndetësisë në Kosovë, tha se për punën e tij si profesionist, nuk ka ka asgjë më të rëndësishme se pacienti dhe kujdesi ndaj tij.

“Komunikimi me familjarët e pacientit është ABC-ja e profesionit tonë në kujdes shëndetësor sepse familjarët nuk duhet të enden nëpër korridore”, tha Latifi.