Komisioni për shëndetesi, Foto: 7 Korrik 2023

Dështon diskutimi për Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale

Komisioni për Shëndetësi nuk pati kourum për të diskutuar për Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.

Anëtarët prezentë pritën rreth 20 minuta për paraqitjen e kolegëve të tyre nga pushteti dhe më pas u larguan.

Mosardhjen e deputetëve nga pozita, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e cilësoi këtë veprim si “papërgjegjësi”.

KALLXO.com, ka dërguar pyetje në adresë të kryesues së Komisionit, Fatmire Kollçaku – Mulhaxha (LVV) lidhur me arsyen e mosprezencës së saj, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk është përgjigjur.

Për këtë projektligj u diskutua edhe të premten, 7 korrik, në këtë komision.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe deputetja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku debatuan pasi që Haxhiu deklaroi se ky projektligj është shumë më i dobët se ai që e kishte propozuar PDK një vit më parë.

Mulhaxha – Haxhiu iu kundërpërgjigj duke thënë se po hedh akuza në ajër dhe se “normal që do ta votojë projektligjin e qeverisë së saj e jo të Haxhiut.s

Ajo iu drejtua Haxhiut duke i thënë se Haxhiu ka qenë në qeverisje për 20 vite dhe “nuk e kanë rregulluar këtë çështje”.