Komisioni për shëndetesi, Foto: 7 Korrik 2023

Shtyhet votimi i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale në Komisionin për Shëndetësi

Komisioni për Shëndetësi ka shtyrë për një ditë tjetër votimin e Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale.

Kjo për shkak se disa prej anëtarëve deklaruan se kanë çështje të cilat sipas tyre kanë nevojë për plotësim.

“Janë ngrit disa shqetësime. Ne u futëm në debat pa propozime konkrete. Për me vazhdu me takimin e sotëm unë nuk e kam pa një mundësi të mbyllet sot”- tha kryesuesja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV).

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli tha se Projektligji ka elemente të mira, por ka mangësi të neni për prodhuesit vendorë.

“Në sektorin farmacutik ka elemente të mira të prodhuesve vendorë. Me anë të këtij ligji nuk po ju bëjmë favor, por disfavor”- tha ai.

Për këtë çështje ishte në pajtim edhe deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

“Ajo që është për tu brengosur është se rekomandimet e palëve të interesit nuk janë përfshirë. Prodhuesi vendor nuk është mbështet sa duhet nga projektligji. Qeveria duhet te mendoj për vendin dhe prodhuesin vendorë dhe qytetarit për cilësinë”- tha Dreshaj.

Ndërsa, sipas deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu shqyrtimi i Projektligjit po shtyhet për shkak të dilemave të partisë në pushtet, LVV-së.

“Ky projektligj po shtyhet për shkak të dilemave që i keni vetë”- tha ai.

Haxhiu: Projektligji për çmimin e produkteve medicinale, më i dobët nga qeveria se ai që e ka propozuar PDK-ja