Foto: Përparim Rama, Facebook

Largohet deponia ilegale në Trudë, Rama: Personat që hedhin mbeturina do t'i gjobisim

Komuna e Prishtinës ka larguar deponinë ilegale të mbeturinave inerte në fshatin Trudë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se personat që hedhin mbeturina do të gjobiten.

“E larguam në tërësi deponinë ilegale të mbeturinave inerte në fshatin Trudë. Të nderuar qytetarë, ju lutem mos hidhni mbeturina këtu, nuk lejohet! Do të kujdesemi që të identifikojmë personat që hedhin mbeturina dhe do t’i gjobisim. Bashkë mund të kujdesemi për mjedisin tonë, bashkë mund ta mbajmë pastër”- ka shkruar ai.

Rama ka publikuar pamje se si dukej kjo deponi para dhe pas pastrimit të saj.