Logo e NP KRU" Prishtina"

Lagjet që mund të mbesin pa ujë nesër në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ‘Prishtina’ ka njoftuar se lagjet: Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria, Medrese dhe disa zona të tjera mund të kenë mungesë të ujit nesër.

Kjo për shkak të një ndërhyrje në gypin magjistral Albanik-Prishtinë, që KRU, ‘Prishtina’ do ta kryej nesër.

Punimet do të bëhen në fshatin Lupç në orën 09:00-16:00.