Ky është vendimi i Gjykatës ndaj 7-të të arrestuarve për drogë në Han të Elezit

 Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj për 7 presonat të cilët u arrestuan dy ditë më parë për posedim droge dhe armë mbajtje pa leje.

Më 23 shkurt 2022, Policia e Kosovës konfiskoi në dogën e Hanit të Elezit, 83.5 kg drogë dhe armë, duke arrestuar 7 persona.

Gjykata e Ferizajt – Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar përmes një komunikatë se me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarve: L. T., O. V., M. H., SH. D., F. K., A. K., shtetas kosovarë dhe A. A. shtetas turk, u është caktuar masën e paraburgimit prej një muajve.

Personat e lartcekur dyshohen për blerje, posedimi, shpërndarja dhe shitja të paautorizuar e substancave narkotike, ndërsa L. T. dhe O. V. edhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, gjatë seancës së dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se personat e arrestuar duke vepruar si anëtarë të grupit, kanë transportuar drogën nga Turqia në Kosovë.

Po sipas njoftimit të gjykatës, droga e konfiskuar, me peshë të përgjithshme 83.592 gram, për destinacion ka pasur Prishtinën.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Gjykatës së Ferizajt.

Prokuroria e Ferizajt: Janë konfiskuar 83.5 kg heroinë, janë arrestuar 7 persona, dy të dyshuar janë në kërkim