Foto: KALLXO.com

Prokuroria e Ferizajt: Janë konfiskuar 83.5 kg heroinë, janë arrestuar 7 persona, dy të dyshuar janë në kërkim

Prokuroria Themelore  në Ferizaj së bashku me Policinë e Kosovës dhe Doganën ka mbajtur një konferencë për media pas konfiskimit të mbi 80 kilogramëve heroinë në Han të Elezit.

Prokurori Shukri Jashari ka dhënë detaje lidhur me aksionin.

“Në terminalin doganor të Hanit të Elezit është arritur të konfiskohet heroina, distanconi ishte për në Prishtinë. Për momentin janë duke u zhvilluar bastisje në pesë lokacione, gjatë këtij aksioni janë arrestuar shtatë persona ndërsa dy persona janë në kërkim”, ka thënë kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

Ndërsa Reshat Murseli nga Drejtoria e antidrogës në Policinë e Kosovës ka konfirmuar sasinë e drogës së konfiskuar.

“Kemi arritur të konfiskojmë 83.5 kg heroinë, kemi vazhduar me disa bastisje në rajonin e Prishtinës dhe Pejës. Janë konfiskuar edhe dy vetura. Lidhur me këto veprime Drejtoria e Antidrogës falënderon Doganën e Kosovës për bashkëpunim po ashtu edhe Policinë Kufitare”, është shprehur Murseli.

Pamjet e drogës së konfiskuar :