Kuvendi i Kosovës, 24 mars 2022/ Foto: KALLXO.com

Kuvendi të enjten mban seancën e radhës, në rend dite projektligji për zyrtarët publik

Kuvendi i Kosovës të enjten me fillim nga ora 10:00 do të mbajë seancën e radhës.

Në këtë seancë përveç pikave të zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, në rend dite është edhe shqyrtimi i projektligjit për zyrtarët publik.

Në rend dite janë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për Këshillin Prokuororial të Kosovës si dhe projektligji për procedurë përmbarimore.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se debati lidhur me Politiken e jashtme do të mbahet të martën me 7 prill në ora 13:00.