Kuvendi nuk arrin të dakordohet për të debatuar për raportin e AMKMK-së

Me gjysmë ore vonesë, Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës plenare. Me të nisur punimet, u hodh në votim pika e rendit të ditës “Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK) për vitin 2020”, e cila ishte si pikë e papërfunduar e seancës së kaluar.

Mirëpo kjo pikë nuk kaloi pasi nuk i mori votat e mjaftueshme.

Rendi i ditës së seancës së re do të jetë:

  1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2.  Pyetjet parlamentare,
  3.  Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-030 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “ Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës,
  5.  Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-031 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  6.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
  7.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
  8.  Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2021 – 2025,
  9.  Shqyrtimi i Planit të Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës-Agjendës për Reforma Evropiane,
  10.  Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave joqeveritare”,
  11.  Shqyrtimi i Raportit me rekomandime, në lidhje me Raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”,
  12.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të ankesave të mediave.