Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi në pauzë 10 minutëshe ende pa nisur seanca

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka kërkuar 10 minuta pauzë ende pa filluar vazhdimi i seancës në të cilën do të ketë interpelancë për faljen e gjobave të bizneseve gjatë pandemisë COVID-19.

“Po shkojmë me 10 minuta pauzë deri sa të vijnë deputetët, është e rëndësishme që seancat të fillojnë me kohë”, tha ajo.

Në këtë seancë janë dy pika të rendit të ditës.

Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, dhe Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19” (të premten më 4 qershor 2021).