
Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Ahmet Krasniqit
21.9.2023 - 10:45
Kuvendi i Kosovës nisi punimet e seancës së sotme me një minutë heshtje për 25 vjetorin e vdekjes së kolonel Ahmet Krasniqit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar në emër të LDK-së një minutë heshtje.
“Më lejoni që në emër të grupit parlamentar të LDK-së, të propozoj një minutë heshtje në nderim të kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes së Kosovës, meqenëse sot është 25 vjetori i vrasjes së tij” – ka deklaruar Gashi.
Krasniqi u vra më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.