Kuvendi i Kosovës zgjedh Ahmet Ismailin guvernator të BQK-së

Me 56 vota për Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sonte Ahmet Ismailin guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kundërkandidati i tij, Lulzim Ismajli, ka marrë 4 vota.

Me votim të fshehtë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në orët e mbrëmjës për zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Konstatoj që Kuvendi i Kosovës e zgjedh zotëriun Ahmet Ismalin si guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës”- tha Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit.

Sipas procedurave, emri i guvernatorit të BQK-së do të shkojë për dekretim të presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Më 7 prill 2023, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i kishte rekomanduar Kuvendit që procesi të kthehej në pikën zero. Ky rekomandim nuk ka shkuar në seancë për votim. Pavarësisht kësaj BQK-ja kishte shpallur konkursin e dytë për guvernator të BQK-së.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere të hënën ka votuar listën me dy kandidatë për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës. Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli të dalë nga konkursi i dytë.

Emërimi i guvernatorit të BQK ‘në dorën’ e Kuvendit