Kuvendi i Kosovës - Arkiv

Kuvendi i Kosovës të mërkurën pritet t’i shqyrtoj rekomandimet për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi të mërkurën shqyrton rekomandimet për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës këtë të mërkure pritet t’i shqyrtoj rekomandimet e Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Gjithashtu në këtë seancë pritet Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020 si dhe debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, kërkesë kjo nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rendi i ditës për seancën e 7 korrikut është:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
  4. Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
  5. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
  6. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
  7. Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,
  8. Emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
  9. Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
  11. Zgjedhja e drejtorit te Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.