Arben Gashi LDK, Foto: KALLXO.com

Javën e ardhshme, Kuvendi do të flas për marrëveshjen e Uashingtonit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendi ka thënë se në seancën e Kuvendit, që pritet të mbahet javën e ardhshme, do të ketë debat parlamentar të kërkuar nga LDK lidhur me marrëveshjen e 4 shtatorit bërë në Uashington mes ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump.

Gashi tha se në debat do të diskutohet se cilat janë veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për këtë marrëveshje.

“Kjo marrëveshje është marrëveshje në favor të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet. Presim që të mërkurën të jetë prezent edhe kryeministri Kurti dhe ish-kryeministri Hoti”, tha ai.

Sa i përket pikës për shkarkimin e bordit te RTK-së, Gashi tha se janë vendime e veprime të gabuara shkarkimet e bordeve.

“Të gjitha institucionet janë zgjedh me votime individuale dhe vlerësim individual për secilin institucion dhe votimi i shkarkimit duhet të jetë individual”, tha ai duke shtuar se shkarkimi i djeshëm anëtarwve të KPMShCK-së ishte shkarkim kolektiv.