Arkiv - Kuvendi i Kosovës, Foto: KALLXO.com

Kuvendi i Kosovës këtë javë mban tri seanca

Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave pritet të mblidhet për të mbajtur tri seanca.

Të mërkurën e kësaj javë deputetët do të shqyrtojnë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Ndërsa të enjten Kuvendi do te mbajë dy seanca, e para seancë për shqyrtimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, ndërsa seanca e dytë do të jetë seancë e rregullt me pika të reja të rëndit të ditës.

Kështu kanë njoftuar anëtarët e Kryesisë së Kuvendit pas mbledhjes që është mbajtur sot.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, tha se nëse ka koordinim mes partive është mundësia që Ligji për zgjedhjet të miratohet në lexim të dytë me procedura të përshpejtuara.

Përveç kësaj, ajo njoftoi se në seancën e rregullt pritet të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare.