Mimoza Kusari- Lila, deputete

Kusari-Lila reagon për fishekzjarrjet në Prishtinë: Kurrë në mes të krizës nuk kemi festuar

Deputetja nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar lidhur me lidhur me hedhjen e fishekzjarreve për disa minuta mbrëmë në Prishtinë.

“Standard i ri është që ditën që i varrosim dy minatorë me pas fishekzjarre në Prishtinë për 10 minuta janë djegur mbrëmë fishekzjarret. Nëse dikujt ia merr mendja që midis pandemisë dhe kësaj krize morale e politike ne kemi arsye për me festu, atëherë po është standard i ri, sepse kurrë midis krizave nuk kemi festuar as nuk kemi shku me këtë ekzaltim”, tha deputetja.

Kusari-Lila shtoi se në Kosovë për herë të parë një qeveri ia ka dhënë forcën ekzekutive Presidentit.

“Shprehimisht Presidenti prej sot është i pajisur me drejtimin e ekzekutivit. Sepse ne e dimë si është votu qeveria. Kjo qeveri nuk i ka as ato vota minumimin”, tha ajo.

Dje, Kuvendi i Kosovës me 61 vota për e ka miratuar qeverinë e re e udhëhequr nga Avdullah Hoti.