Kurti: Thaçi më fyen në studio televizive me zërin e tij porsi kalama

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka vlerësuar Hashim Thaçin si shembull të keq, të cilin qytetarët e Kosovës nuk duhet ta ndjekin.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentin Thaçi dhënë para disa orësh, ku tregoi se është në shtëpinë e tij dhe i bëri ftesë Albin Kurtit e Xhelal Sveçlës të shkojnë tek ai për ta ‘karantinuar’

Kurti e ka komentuar zërin e presidentit, duke e quajtur “zë kalamaje”.

Ai i ka kërkuar Thaçit debat televiziv, duke e quajtur “President jashtë detyrës”.

Lexoni statusin e plotë të Albin Kurtit:

Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.