Kurti: Të zëshmit për situatën t'i dënojnë sulmet ndaj gazetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve ndaj ekipeve të mediave në Leposaviq.

Kurti ka thënë se palët që në anën e kundërt janë të zëshme për situatën në veri duhet të reagojnë dhe të dënojnë sulmet ndaj gazetarëve.

Ai ka bashkangjitur videon teksa kameramani i Radio Televizionit të Kosovës sulmohet në Leposaviq nga persona të maskuar.

“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që në anën e kundërt janë të zëshme për situatën”-  shkruan Kurti në Twitter.

Sulmohen gazetarët në Leposaviq – Pamje