Kurti takoi përfaqësuesin e lartë për Bosnjë e Hercegovinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Munich, përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Sipas një komunikate, kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajon.

“Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë gjithëpërfshirëse”, citohet të ketë thënë Kurti.

Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e Hercegovinën, dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.