Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti: Sot mora telefonatë nga Lajçak

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë telefonatë urimi nga emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Ai përmes rrjetit Twitter bëri të ditur se Lajçak e ka uruar për postin e ri dhe pret me padurim bashkëpunimin në të ardhmen.

“Sot mora një telefonatë nga Mirosllav Lajçak i cili më uroi për rolin e ri si kryeministër, duke i uruar sukses qeverisë sonë. Pres me padurim bashkëpunimin tonë në të ardhmen,” shkroi Kurti.

Albin Kurti në deklarimet e tij të fundit ka thënë se nuk do ngutet në dialogun me Serbinë, kurse sa i përket temës së Asociacionit ka thënë se nuk mund të ketë karakter njëetnik.

Albin Kurti: Nuk do të ngutemi për dialog me Serbinë