Foto: Albin Kurti, Facebook

Kurti pret në aeroport homologun irlandez, Leo Varadkar

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Varadkar do të qëndrojë për vizitë dyditore në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kjo është vizita e parë e kryeministrit irlandez në Kosovë.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm kryeministrin e Irlandës, në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, Varadkar”, ka shkruar ai.

Nesër, kryeministri irlandez përveç me Kurtin do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.