Kurti për zjarret në ishujt Hawaii: Kosova qëndron me banorët e ishujve në këto kohë sfiduese

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur i trishtuar me fatkeqësinë natyrore në ishujt Hawaii ku si pasojë e zjarreve dhjetra persona kanë humbur jetën.

Përmes rrjetit Twitter Kurti u shpreh se Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto momente.

“Ndihem shumë i trishtuar nga zjarret shkatërruese në Hawaii. Mendimet tona të përzemërta janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”- ka shkruar Kurti.

Evakuime të reja për shkak të zjarreve vdekjeprurëse në Havai