Kurti për shkarkimin e Veliut: Qytetarët nuk u dëshpëruan që shkarkova një ish-ministër të keq

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka folur për shkarkimin e ish ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.

Kurti tha se qytetarët nuk janë të dëshpëruar që ka shkarkuar një ish ministër të keq.

“Do të bëhej shumë më keq, unë besoj që qytetarët nuk janë të dëshpëruar me mua që shkarkova një ish ministër të keq, por janë të zemëruar me të këqinjtë që duan të bëhen ministra”, tha Kurti në ‘Jeta në Kosovë’.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është i ftuar sonte përballë Jeta Xharres për të biseduar mbi situatën politike dhe menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Qeveria LVV-LDK ra më 25 mars pas një mocioni i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Albin Kurti udhëhoqi ekzekutivin kosovar 51 ditë. Qeveria e Kurtit është qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kosovës.