Albin Kurti

Kurti: Për shkak të Serbisë, Kosova ka humbur mbi 300 milionë euro që nga ‘99-ta

“320 milionë euro i kanë kushtuar Kosovës faturat e papaguara të energjisë elektrike nga qytetarët e komunave veriore dhe 17 milionë të tjera faturat e furnizimit me ujë, që nga viti 1999”.

Kështu ka thënë kryeminitri i Kosovës, Albin Kurti i cili shtoi se “strukturat paralele serbe nuk lejojnë faturimin e energjisë elektrike dhe po pengojnë zbatimin e marrëveshjes për energji të arritur përmes dialogut”.

Kurti ka shkruar në Twitter, se konsumi i energjisë në këto komuna u rrit për 70% për shkak të kultivimit të drogës dhe prodhmit të kripovalutave.

“Që nga viti ’99, Kosova ka humbur 300+ milionë euro të tjera për shkak të veprimeve të Serbisë, si mbajtja e tarifave të transmisionit dhe detyrimi i tregtarëve që t’i paguajnë TVSH-në Serbisë për tregtinë tonë të energjisë elektrike. Edhe tani, refuzimi i Beogradit për të lejuar tregtinë në Kosovë-Serbi i kushton Kosovës deri në 10 milionë euro në muaj”- thotë mes të tjerave Kurti.

Kryeministri i Kosovës theksoi se qytetarët në këto komuna nuk kanë faj dhe kanë të drejtë të kenë ases në shërbime të tilla dhe të jetojnë të lirë nga presioni dhe kërcënimet e strukturave ilegale serbe.

“Sigurisht që për këto padrejtësi nuk kanë faj qytetarët tanë në komunat veriore. Ata e kuptojnë dhe pranojnë se pagesa për shërbimet bazë si energjia elektrike dhe uji është normale dhe se kjo do të mundësonte investimet e nevojshme për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve”- shkroi Kurti në tëitter.

“Qeveria ime është e përkushtuar për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe për t’u ofruar atyre lirinë, sigurinë dhe sigurinë që meritojnë”- thekson Kryeministri Kurti.

Më 21 qershor, Kosova dhe Serbia nënshkruan Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, që ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Më 24 qershor, kompania serbe Elektrosever është licencuar nga ZRRE-ja për furnizimin me rrymë të qytetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe për faturimin e tyre.

Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë – EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.

Udhërrëfyesi për energjinë, 106 ditë pa zbatim të tij